Rama takohet me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa! Ndan edhe fotot nga Brukseli, diskutohet integrimi i Shqipërisë në BE

Rama takohet me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa! Ndan edhe fotot nga Brukseli, diskutohet integrimi i Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel. Pas takimit, palët janë ulur në një tryezë bisedimesh, ku janë diskutuar çështje me interes të përbashkët. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni. Vizita e kryeministrit Rama në Bruksel zhvillohet në kuadër të kontakteve me drejtuesit e institucioneve europiane.