Rama sulmon protestuesit para parlamentarëve të BE-së: Jeni argëtuar me flamingot, në Instagram duken më të bukur
Kryeministri Edi Rama iu rikthye protestës qytetare gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të zhvilluar këtë të hënë në Tiranë. Rama përdori ironi lidhur me “flamingot”, ndërsa më tej foli për zhvillimet në vend, shqetësimet e qytetarëve dhe raportin e shqiptarëve me Bashkimin Evropian. Duke iu drejtuar parlamentarëve evropianë, kreu i qeverisë tha se ata duhet të jenë “argëtuar” gjatë ditëve të fundit me pamjet e flamingove të shpërndara në rrjetet sociale. “Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për këtë moment, jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i bindur se nuk do gjeni aq shumë flamingo dhe nuk do...
Burimi:
ntv.al