Rama sulmon protestën e thirrur nga PD-ja: Ja edhe mëma e dhunës

Rama sulmon protestën e thirrur nga PD-ja: Ja edhe mëma e dhunës

Djegia e ulëseve të vendosura nga kryeministri Edi Rama në kuadër të thirrjeve për dialog ka sjellë reagimin e kreut të qeverisë, pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shoqëruar me një video që tregon momentet e djegies së ulëseve, Rama ka akuzuar PD-në se nxit dhunën dhe se kërkon të marrë përgjegjësinë për atë që ai e cilësoi si “terror urban”. “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. Kryeministri e lidh veprimin e protestuesve të PD-së me episodet e mëparshme të protestave, duke përdorur një gjuhë...