Rama sulmon KLGJ-në dhe KLP-në për rritjen e pagave: Janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi
Edi Rama ka sulmuar sërish Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për çështjen e pagave, duke i cilësuar këto dy institucione si “fytyra të dështimit të Reformës në Drejtësi”. Sipas Ramës, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë më të larta se pagat e ministrave dhe nuk kanë arsye përse t’ju duken të pamjaftueshme. “Paga, kuptohet, është gjithmonë e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është e pamjaftueshme për KLP-në dhe KLGJ-në, përfytyroni për të tjerët. KLP-ja dhe KLGJ-ja, që janë dy fytyra të dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK-u dhe gjykata speciale janë fytyra e suksesit, këto dy struktura janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur këtyre dy trupave, të cilët qeverisin gjyqësorin dhe që qeverisin gjyqësorin...
Burimi:
gijotina.com