Rama: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kërkojnë verifikim ndërkombëtar të autorësisë, kemi kapacitete të avancuara

Rama: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kërkojnë verifikim ndërkombëtar të autorësisë, kemi kapacitete të avancuara

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kapacitete të avancuara për mbrojtjen kibernetike dhe se autorësia e sulmeve të fundit po verifikohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Në podkastin “Flasim shqip”, Rama tha se vendi ka teknologji të avancuar për identifikimin e ndërhyrjeve. “Ne kemi sot një teknologji të mbrojtjes kibernetike që është ‘top of the top’ dhe për këtë arsye kemi shumë kapacitete identifikuese të ndërhyrjeve malinje”. Rama konfirmoi se institucionet kanë një dosje për sulmet, por theksoi se atribuimi kërkon kujdes dhe verifikim. “Po kemi një dosje, por, sigurisht që unë nuk jam specialist që përcakton vendndodhjen e një llogarie dhe të bëj këtu ekspertin e IT-ve”. Sipas kryeministrit, Shqipëria po bashkëpunon me aktorë të tjerë për të konfirmuar përfundimisht autorësinë. “Përpara se...