Rama ‘shqyen’ bashkitë: Kalon me forcë e shantazh ndaj deputetëve Reformën Territoriale

Rama ‘shqyen’ bashkitë: Kalon me forcë e shantazh ndaj deputetëve Reformën Territoriale

Mazhoranca socialiste ka miratuar në Kuvend Reformën e re Territoriale, duke shkrirë 15 bashki dhe duke e çuar numrin e njësive vendore nga 61 në 46. Me votat e shumicës, të siguruara mes presionit politik dhe akuzave për shantazh ndaj deputetëve të Rilindjes kaloi në parlament ligjin e shumëdebatuar me 85 vota.  Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë. Në votimin në parim, projektligji u miratua me 84 vota. Votimi i sotëm prek drejtpërdrejt strukturën e pushtetit vendor. 15 bashki kanë humbur statusin e tyre si njësi të veçanta vendore, ndërsa territori do të organizohet tashmë në 46 bashki. Bashkitë e shkrira janë: Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi. Qeveria e ka argumentuar reformën me...