Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar vlerësimin e këtij viti si më të lartin e arritur ndonjëherë nga vendi ynë. Përmes një postimi, Rama e ka konsideruar raportin një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, kreu i qeverisë pranon se vendi ka ende shumë detyra për të përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po ngushtohen. Edi Rama: Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të...