Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Progresraportit të këtij viti nga ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE. “Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në një postim në Facebook, duke theksuar se ky moment kërkon përgjegjësi dhe kujdes për të mos humbur shansin historik të integrimit europian. Kreu i qeverisë nënvizoi se fati europian i Shqipërisë është tashmë në duart e shqiptarëve.
Burimi:
kohajone.com