Rama: Shqipëria mund të ecë më tej në rrugën drejt BE-së, ne ende e dashurojmë Europën

Rama: Shqipëria mund të ecë më tej në rrugën drejt BE-së, ne ende e dashurojmë Europën

Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i Integrimit Europian, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në fokus të diskutimeve ishte ”Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ndërsa Rama foli për ndryshimet që sipas tij po përjeton vendi dhe për pritshmëritë e shqiptarëve ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Me tone ironike, kryeministri iu referua edhe vëmendjes së krijuar së fundmi rreth flamingove, duke iu drejtuar përfaqësuesve europianë në sallë. ”Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët...