Rama shmangu gazetarët, Bardhi: Shqipëria nuk ka nevojë për vetëregjistrime me kameraman Taulant Ballën…

Rama shmangu gazetarët, Bardhi: Shqipëria nuk ka nevojë për vetëregjistrime me kameraman Taulant Ballën…

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama ka shmangur gazetarët në konferencë për mediat. Bardhi shprehet se Rama është duke iu shmangur llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara. “Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën dhe mesazhin, nuk po komunikon me qytetarët, po i shmanget përgjegjësisë përpara tyre”, shprehet Bardhi. Postimi Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigje. Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën...