Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar si një vendimmarrje të pazakontë. Në një postim në platformën “X”, Rama thotë se vendimi nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe me kërkesën për pagesa të prapambetura që prej prillit 2023. Sipas Ramës, nëse kjo kërkesë do të zbatohej, shuma e detyrimeve të prapambetura do të arrinte në rreth 130.5 milionë euro, ndërsa kryeministri vë në pikëpyetje mënyrën dhe bazën e kësaj vendimmarrjeje. “Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes  sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk...