Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: S’e ka parë historia që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën për marrjen e pagave të rritura drejtpërdrejt nga thesari i shtetit. “Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit. Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat! Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra...
Burimi:
kohajone.com