Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin e Paqes në Paris. “Foto e ditës”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos ku shfaqet duke biseduar me presidentin francez, Emannuel Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky. Në imazhin në fjalë, i pari shfaqet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Rama mori pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris, me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën.
Burimi:
javanews.al