Rama promovon ”Sacro e Profano” në Kavajë: Një destinacion që promovon turizmin rural dhe produktet shqiptare

Rama promovon ”Sacro e Profano” në Kavajë: Një destinacion që promovon turizmin rural dhe produktet shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka promovuar agroturizmin “Sacro e Profano” në Kavajë, duke vënë në fokus një histori sipërmarrjeje që ndërthur traditën shqiptare me eksperiencën italiane. Në një postim në rrjetet sociale, Rama tregon historinë e Xhovani Ziut, i cili u rikthye në Shqipëri pas shumë vitesh përvojë në Itali dhe zgjodhi të investojë në vendin e tij, duke ngritur një agroturizëm me fokus gastronominë dhe mikpritjen. “Sacro e Profano” disponon 8 dhoma dhe ofron produkte të freskëta nga fermerët e zonës, ndërsa bashkëpunimi me kantina shqiptare është pjesë e eksperiencës së ofruar për vizitorët. ”“Sacro e Profano”, në Kavajë, është një agroturizëm i lindur nga rikthimi i Xhovani Ziut në Shqipëri pas shumë vitesh përvojë në Itali, duke ndërthurur traditën shqiptare me finesën e kuzhinës...