Rama: Program Kombëtar për inteligjencën artificiale, sektori eksporton 222 milionë euro produkte
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më parë. Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë në Shqipëri. Fillimisht kryeministri solli në vëmendje avantazhet që krijon teknologjia e informacionit në zhvillimin ekonomik. Sipas tij qeveria po përgatit një program kombëtar për inteligjencën artificiale, ku të gjithë do të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre. “Ne jemi të vetëdijshëm se të gjitha temat e diskutimit si në asnjë fushë tjetër janë në një dinamikë të jashtëzakonshme, gjë që nga njëra anë është një bekim i madh për vendet si i yni,...
Burimi:
kohajone.com