Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Doni të na impononi si doni ju. Jo! Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija
Kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar revoltës së qytetarëve të bashkisë së qarkut Vlorë që do të shkrihen sipas reformës së re territoriale. Një grup qytetarësh protesuan para Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku ndodhet kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për reformën territoriale. Nuk është në rregull fare. Doni të na impononi si doni ju. Jo do të them atë që ndjej. Dua takim me kryeministrin. Nuk më lënë brenda. Jam banor i fshatit Matogjin. Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija por sorollatem nëpër Vlorë. Sepse tall b… një Selenicë. Kam ardhur 6 herë me taksi nga Selenica për një çertifikatë ujësjellësi. Se ai i bashkisë nuk ma jep. Ky tjetri kërkon 80 mijë lekë
Burimi:
syri.net