Rama: “Prapambetjet” e pagave për gjyqtarët shkojnë në 130.5 milionë euro

Rama: “Prapambetjet” e pagave për gjyqtarët shkojnë në 130.5 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj vendimit të Gjykatës Administrative lidhur me pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar vendimmarrjen si të pazakontë. Në një postim në platformën “X”, Rama ka deklaruar se vendimi nuk parashikon vetëm rritjen me 51% të pagave të gjyqtarëve, por edhe pagesën e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023. Sipas kryeministrit, nëse kjo kërkesë do të zbatohej, detyrimet për pagesat e prapambetura do të arrinin në rreth 130.5 milionë euro. Rama ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën dhe bazën ligjore të kësaj vendimmarrjeje. Kryeministri ka argumentuar se gjyqtarët, sipas vendimit, do të përfitonin jo vetëm rritjen e re të pagave, por edhe diferencat për periudhën nga prilli 2023, duke kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të këtyre përfitimeve. Rama ka...