‘Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën’, Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog, kërkesa është dorëheqja e tij
I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e pasdites në Syri TV, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se publikimi i të dhënave personale të protestuesve nga kryeministri Edi Rama cenon privatësinë dhe prezumimin e pafajësisë. Sipas Gjokutajt, përdorimi i inicialeve dhe publikimi i fotografive nuk e përjashtojnë shkeljen kur personi mund të identifikohet, ndërsa paralajmëroi se kjo praktikë mund të përdoret për të përhapur frikë dhe panik te qytetarët dhe për të inkriminuar protestën. Gjokutaj theksoi se personat e prekur mund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për dëmin moral ose të ndjekin rrugën ligjore në rastet e fyerjes dhe shpifjes, sipas rrethanave. Ai nënvizoi se protesta nuk mund të privatizohet nga askush dhe se kërkesa kryesore e saj është dorëheqja e kryeministrit, duke...
Burimi:
syri.net