No Image Available

Rama përsërit në ditën e 4 thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog, duke nxjerrë 8 stola prej guri përpara godinës së Kryeministrisë. Rama tha se ishte i hapur për dialog me këdo që mendonte ndryshe, por paralajmëroi se të gjithë protestuesit e dhunshëm, që sulmuan gjatë këtyre ditëve pronën publike e private, do të përballeshin me ligjin. “Përsëri, e përsëri e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që...