Rama: Përfunduan 200 intervistat për Rrjetin MIA, nis përzgjedhja e kandidatëve
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka përfunduar procesi i intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA, Agjencia për Media dhe Informim. Tashmë, procesi ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së aplikantëve dhe ideve që do të marrin zhvillim të mëtejshëm. Sipas Ramës, në këtë proces janë regjistruar 245 aplikime dhe janë zhvilluar 200 intervista. Propozimet e paraqitura përfshijnë ide të ndryshme, duke nisur nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe verifikimi i informacionit, deri te përmirësimi i komunikimit me qytetarët dhe përfshirja e tyre në gjetjen e zgjidhjeve. Kreu i qeverisë theksoi se nisma synon t’u japë mundësi personave me ide të reja, energji dhe aftësi për të kontribuar në mënyrën se si institucionet komunikojnë me publikun. Rama bëri të...
Burimi:
kohajone.com