Rama për Zvërnecin: SPAK veproi me inteligjencë, bllokimi i transaksionit ishte i duhuri

Rama për Zvërnecin: SPAK veproi me inteligjencë, bllokimi i transaksionit ishte i duhuri

Kryeministri Edi Rama në Podcastin ”Flasim Shqip”, ndër të tjera ka thënë se SPAK nuk përbën shqetësim për qeverinë lidhur me investimin në Zvërnec, duke theksuar se pronarë të pronës janë aktualisht investitorët. Sipas Ramës, SPAK ka ngrirë paratë e subjektit të dyshuar deri në përfundimin e procesit gjyqësor, ndërsa transaksioni në tërësi nuk është vënë në diskutim. ”SPAK është organ akuze, nuk është gjykatë e formës së prerë. Sot pronarë aty janë investitorët”. Rama mohoi gjithashtu që në projekt të ketë para kriminale dhe tha se çdo çështje që lidhet me Artur Shehun i përket organeve të drejtësisë dhe jo qeverisë. ”Nëse flasim për personin në fjalë apo persona të tjerë, kjo është çështje e organeve të drejtësisë, jo e qeverisë”. Kryeministri e cilësoi...