Rama për protestën kundër muzeut hebraik: Nuk po shkatërrojmë muzeun ‘Labëria’, çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh

Rama për protestën kundër muzeut hebraik: Nuk po shkatërrojmë muzeun ‘Labëria’, çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” pas protestës së zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik, protestë e cila u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit tentuan të hynin në kantierin e muzeut, duke kundërshtuar projektin me pretendimin se punimet po zhvillohen në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”. Rama ka hedhur poshtë këto pretendime, duke iu referuar projektit të muzeut dhe sqarimeve të autoriteteve, sipas të cilave Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër, një banesë e viteve 1850, pranë Muzeut Etnografik. Në reagimin e tij, kryeministri ka kritikuar ashpër protestuesit dhe veçanërisht Bujar Leskajn, ndërsa ka theksuar se paralelisht me Muzeun Hebraik është parashikuar edhe rijetësimi i Muzeut “Labëria”. “Një grup...