RAMA PER BALLUKUN: NUK E MBRON ASKUSH NGA NE

RAMA PER BALLUKUN: NUK E MBRON ASKUSH NGA NE

Edi Rama ka folur për herë të drejtpërdrejtë për çështjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke bërë një ndarje mes hetimit ndaj saj dhe asaj që ai e konsideron shkelje të parimit kushtetues. Kryeministri deklaroi se Balluku ka një çështje me drejtësinë dhe se në këtë proces ajo duhet të mbrojë vetë veten. “Balluku ka një çështje me drejtësinë. Në atë çështje unë nuk kam thënë asgjë… aty as unë dhe askush nuk e mbron. Aty ajo mbron veten e vet”, deklaroi Rama. Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër masën e pezullimit të Ballukut nga detyra, duke e cilësuar atë si të paprecedentë. Sipas Ramës, vendimi i prokurorit dhe gjyqtarit ka cenuar ndarjen e pushteteve, pasi sipas tij, drejtësia ka ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera. “Prokurori së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidentin”,...