Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me hetimet e SPAK-ut dhe akuzat për zyrtarët e Partisë Socialiste. Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit, në lidhje me rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ai tha se kishte “investuar në një maskë karnavalesh”. “Në rastin që përmendet, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Se nëse pastaj del që burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur, dhe njeriu që ti ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, atëherë është e dhimbshme, por është fakt”, tha Rama. “Deri tani s’kam parë ndonjë dorë në buxhetin e shtetit të provuar në gjyq me fakte, akuza po, disa elementë shumë të dukshëm abuzimi për...
Burimi:
javanews.al