‘Rama pengon rrugën drejt BE-së’, Brandstetter: Shqipëria ende larg anëtarësimit
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Helmut Brandstetter, eurodeputeti austriak, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparime në disa fusha, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, por ende nuk është në kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Brandstetter theksoi se sundimi i ligjit është baza e Bashkimit Evropian dhe duhet të garantohet në të gjithë vendin. “Shqipëria nuk është aty ku mund të ishte anëtare e Bashkimit Evropian. Dhe padyshim, kjo ka shumë të bëjë me kryeministrin tuaj”, u shpreh eurodeputeti austriak. Duke folur për situatën politike dhe protestat në Shqipëri, Brandstetter tha se shoqëria civile është baza e një shoqërie të lirë dhe se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Ai nënvizoi...
Burimi:
syri.net