Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme ndaj bizneseve: Inspektorët me kamera inteligjente dhe uniformë civile
Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua konferenca njëditore “INVEST & COMPLY IN ALBANIA – Inspektimi në shërbim të biznesit dhe investimeve”, me pjesëmarrjen e inspektorateve kryesore dhe përfaqësuesve të biznesit. Aktiviteti në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama si dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj kishte si qëllim informimin e bizneseve të huaja dhe investitorëve potencialë mbi kuadrin ligjor, detyrimet, standardet dhe procedurat e inspektimit që duhen njohur për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Konferenca u zhvillua në tre panele tematike, me fokus sigurinë ushqimore, mjedisin & klimën, si dhe marrëdhëniet e punës. Në diskutime morën pjesë përfaqësues të Inspektoratit të Përgjithshëm, drejtues dhe ekspertë të inspektorateve qendrore, si dhe përfaqësues...
Burimi:
kohajone.com