Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në përgjigjet ndaj qytetarëve do të ketë kosto
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, ku ka folur për vonesat në dhënien e përgjigjeve dhe respektimin e afateve. Rama tha se do të përcaktohet përgjegjësi për çdo shkelje afati. “Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, u shpreh Rama. Kryeministri kërkoi gjithashtu që çështjet që pengohen nga ndalesa ligjore të ndahen në kategori, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë nëse pengesat duhet të hiqen apo të mbeten në fuqi. Sipas Ramës, qytetarëve duhet t’u jepet...
Burimi:
vizionplus.tv