Rama: “Oda e Hasanbeut”, një tjetër dëshmi e Shqipërisë që po ndërton turizmin mbi shijen, traditën dhe sipërmarrjen

Rama: “Oda e Hasanbeut”, një tjetër dëshmi e Shqipërisë që po ndërton turizmin mbi shijen, traditën dhe sipërmarrjen

Nga Albert VatajNga monumentet e historisë te tryeza e bujkut, nga tradita e trashëguar te sipërmarrja moderne, Shqipëria rurale po përpiqet të ndërtojë një model të ri zhvillimi, ku turizmi dhe prodhimi vendas ecin krah për krah. Në këtë panoramë të sipërmarrjeve që po i japin jetë fshatit dhe hapësirave përreth Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka ndalur vëmendjen te agroturizmi “Oda e Hasanbeut”, në Petrelë. E ngritur në kodrat e Petrelës, kjo sipërmarrje familjare është mbështetur nga programi IPARD II dhe synon të sjellë për vizitorët një përvojë ku ushqimi, mikpritja, peizazhi dhe identiteti rural shqiptar bëhen pjesë e së njëjtës histori. “E ngritur në kodrat e Petrelës me mbështetjen e programit IPARD II, kjo sipërmarrje familjare sjell shijet shqiptare, me produkte të freskëta nga...