Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!
Kryeministri Edi Rama ka shfaqur sërish stolat prej guri të vendosur për dialog, ku këtë herë kishte shtuar edhe një aksesor tjetër, një shiltë. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me studentët kudo që ata dëshirojnë, duke këmbëngulur se përballja e pikëpamjeve duhet të zhvillohet pa dhunë. Por krahas ftesës për dialog, Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj pjesëmarrësve që i akuzon për akte të dhunshme. Kryeministri ka pretenduar se në protestë janë përfshirë persona që kanë eksportuar terror dhe kanë vepruar në interes të të tjerëve, duke paralajmëruar se ata do të përballen me ligjin. “Përsëri e përsëri ftesa për dialog e gatishmëri për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i...
Burimi:
gijotina.com