Rama nga SHBA-të: Do hapim konsullatën shqiptare në Miçigan! Shqipëria duhet të ketë një derë ku ju të trokisni
Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen së shpejti të një konsullate shqiptare në Miçigan, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në SHBA. Rama tha se vendimi vjen në përgjigje të një kërkese të komunitetit dhe theksoi se Shqipëria duhet të jetë më pranë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke ofruar një pikë kontakti për çështjet konsullore. Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te roli i Diasporës, kontributi i saj ndër vite dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë. Fjala e Kryeministrit Rama: “Dua t’ju jap një lajm të mirë, sepse kam dëgjuar një kërkesë nga ky komunitet dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare këtu. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar, se siç...
Burimi:
javanews.al