Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Gjirokastër një takim informues me strukturat e pushtetit vendor dhe përfaqësues të bashkive të qarkut, ku u diskutua mbi Reformën Territoriale dhe nevojën për një organizim më funksional të qeverisjes vendore. Në këtë takim, ai vuri theksin tek përfaqësimi më i drejtpërdrejtë i qyteteve në këshillat bashkiakë dhe tek riorganizimi i njësive administrative, duke e cilësuar si një proces të domosdoshëm për të shmangur fragmentarizimin e pushtetit lokal. Rama shpjegoi se reforma synon të sjellë një përqendrim më racional të funksioneve, duke i dhënë çdo qyteti drejtuesin e vet, i cili do të jetë njëkohësisht edhe nënkryetar i bashkisë, si dhe përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak. Ai solli shembuj konkretë nga Libohova, Memaliaj dhe Tepelena, duke theksuar se...
Burimi:
javanews.al