Rama në zyrë, qytetarët në rrugë, protesta përfundon me 14 arrestime-emrat

Rama në zyrë, qytetarët në rrugë, protesta përfundon me 14 arrestime-emrat

Protesta e 1 shtatorit para Kryeministrisë është shoqëruar me arrestime dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një ditë pas tubimit, policia ka arrestuar 14 persona, ndërsa disa prej tyre janë identifikuar si Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena. Emrat e personave të tjerë dhe akuzat konkrete ndaj secilit prej tyre ende nuk janë bërë të ditura. Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë. Situata u tensionua kur protestuesit mësuan se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij dhe një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pranë godinës. Për rreth dy orë, protestuesit qëndruan përreth Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë përforcuan kordonin e sigurisë për të penguar afrimin e...