Rama: Në Zvërnec do të ndërtohet një spital i nivelit të lartë

Rama: Në Zvërnec do të ndërtohet një spital i nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se projekti i zhvillimit të zonës së Zvërnecit do të përfshijë edhe ndërtimin e një spitali të nivelit të lartë, krahas strukturave turistike dhe hapësirave publike. Rama sqaroi se projekti në Zvërnec dhe ai për Sazanin janë dy projekte të ndryshme, edhe pse kanë të njëjtët investitorë. “Janë dy projekte, por janë të njëjtët investitorë. Janë dy prona të ndryshme, Sazani pronë shtetërore, Zvërneci është pronë private”, deklaroi kryeministri. Rama tha se në Zvërnec vijojnë procedurat paraprake për realizimin e projektit, ndërsa pritet të paraqitet projekti i plotë. “Presim të vijë projekti për Zvërnecin, ndërkohë që për Sazanin jemi në negociata”, u shpreh ai. Një nga elementët e rëndësishëm të projektit do të jetë edhe ndërtimi i një spitali të nivelit...