Rama në SHBA sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm!

Rama në SHBA sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork ku do të marrë pjesë në punimet e OKB-së, ku do të mbajë dhe fjalimin e tij. Sakaq, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Këshillin e Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ku në podium kryeministri foli edhe për protestën që zhvillohet në Tiranë prej 118 ditësh. Rama e shikon edhe si sukses të tijin protestën, pasi dikur u shpreh ai na shikonin si “delja e zezë”, ndërsa sot shqiptarët protestojnë për biodiversitet. Ndërkohë, u shpreh se slogani i protestës “Shqipëria është e shqiptarëve” është e neveritshme. Rama: Duke lënë pas pirgje zogj të ngordhur që u kthyen në turpin e vendit tonë sot vendi proteston për biodiversitetin pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve,...