Rama në Kuvend: Gjykatësit s’mund të kenë pagat më të larta në vend. KLGJ e KLP kanë dështuar
*Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të 17 shtatorit, ku u votua për pr.ligjin e pagave të magjistratëve: Do të doja që dikush t’i përcillte fjalën time zonjës Tabaku meqë s’është prezente sepse foli me shumë pasion për protestën 100 e kusur ditore dhe t’i thotë qe të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër teje quhet demokraci. Kurse të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta si sëmundje ngjitëse quhet amanet mushkat se kuajt ikën. Ndërsa për të dashurin ballist kam vetëm një fjalë për ty. Nuk e di se si do të kujtohem unë në histori, por që ju ballistët do kujtoheni si shfarosës mizor pulash, kjo është vulosur në shekuj të shekujve. Tani dua të them...
Burimi:
kohajone.com