Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme
Ëndrra e Bashkimit Europian është ajo që e bën Shqipërinë të ndryshme nga vende të tjera që kanë përjetuar apo përjetojnë tranzicionin. Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj përfaqësuesve të Forumit Ekonomik Botëror, ku iu kërkua të bënte një përmbledhje të tranzicionit të Shqipërisë dhe të evidentonte sfidën më të madhe. Rama u shpreh se nëse nuk do të ishte ëndrra për të qenë pjesë e familjes europiane, gjërat do të kishin qenë shumë më keq krahasuar me vendet e tjera. “Unë besoj se ajo që bën diferencën është ëndrra. Njerëzit në Afganistan iu ofrua një ëndërr, por ata u tradhtuan. Në Irak, njerëzve iu tha se po bombardohemi sepse më pas ju pret një ëndërr. Por kjo nuk ndodhi. Për Mongolinë, nuk e...
Burimi:
javanews.al