Rama në Bruksel: Ishim Koreja e Veriut e Evropës, por tani synojmë botën

Rama në Bruksel: Ishim Koreja e Veriut e Evropës, por tani synojmë botën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka marrë pjesë në Samitin e Euronews 2026, me fokus zhvillimin e turizmit, investimet dhe perspektivat e sektorit në Europë. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rritja e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik dhe te ndryshimi i perceptimit për vendin në arenën ndërkombëtare. Ai tha se Shqipëria po përpiqet të prezantojë potencialet e saj përtej stereotipeve të krijuara ndër vite. I pyetur se përse një turist duhet të zgjedhë Shqipërinë, Rama u përgjigj se vendi është tashmë pjesë e hartës së destinacioneve që po vizitohen gjithnjë e më shumë. “Sepse të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Nëse nuk viziton Shqipërinë, je një nga të paktët që nuk e viziton Shqipërinë”, tha Rama. Kryeministri e lidhi...