Rama ndryshon rregullat e lojës/ Albatros Rexhaj zbulon lëvizjen e fortë të Kryeministrit: Po instalon…

Rama ndryshon rregullat e lojës/ Albatros Rexhaj zbulon lëvizjen e fortë të Kryeministrit: Po instalon…

Partia Socialiste ka intensifikuar takimet me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”, përmes së cilës synohet evidentimi dhe adresimi i shqetësimeve dhe problematikave me të cilat qytetarët përballen në përditshmërinë e tyre. Këtë qasje të Partisë Socialiste dhe qeverisë e ka komentuar analisti Albatros Rexhaj. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se politika duhet të zhvillohet pranë qytetarëve dhe se komunikimi i drejtpërdrejtë me ta është një prej elementeve që bën diferencën. Rexhaj vlerësoi se përmes kësaj qasjeje Rama po përpiqet të ndërtojë një model të ri komunikimi me qytetarët, duke e cilësuar atë si përpjekje për të instaluar “llogaridhënien qytetare”, të cilën e konsideroi si një vlerë evropiane. “Kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se politika bëhet me njerëzit, aty ku janë njerëzit....