Rama ndan pamjet/ Vjeshtë turistike në Gjirokastër, qyteti i gurtë mbushet me makina luksoze

Rama ndan pamjet/ Vjeshtë turistike në Gjirokastër, qyteti i gurtë mbushet me makina luksoze

Gjirokastra po përjeton një sezon vjeshtor me një fluks të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Krahas turistëve që zgjedhin qytetin e gurtë për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën karakteristike, në rrugët e saj janë shtuar edhe grupet e apasionuara pas automobilizmit dhe motorizmit. Rrugët me kalldrëm të qytetit, pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, janë kthyer në një pikë tërheqëse për grupe të organizuara motoristësh dhe ture me automjete. Një prej grupeve të fundit që ka vizituar Gjirokastrën përbëhej nga më shumë se 160 motoristë italianë, duke sjellë një tjetër dimension në gjallërinë turistike të qytetit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e mjete luksoze, duke shkruar ”Të apasionuarit pas automobilizmit dhe turistët i dhanë një tjetër ngjyrë Gjirokastrës së vjeshtës”. Prania e grupeve...