Rama ndan pamje nga takimi me studentët e Prishtinës: Politika është mundësia të bësh bashkë gjëra që vetëm s’i bën dot
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video-kartolinë nga takimi me Këshillin Studentor të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në postimin e tij, Rama ka zgjedhur të përcjellë një mesazh për politikën dhe fuqinë që ajo ka për të bashkuar njerëzit dhe për të realizuar gjëra që individualisht nuk mund të arrihen. “Të merresh me politikë do të thotë që të shfrytëzosh një fuqi që të bën ty me probabilitet që të dëgjohesh. Politika është mundësia të bësh bashkë gjëra, që vetëm s’i bën dot”, shprehet Rama në videon e publikuar. “Mirëmëngjes dhe me këtë video-kartolinë të vizitës së Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri, pas vizitës sime në auditorin e tyre në Prishtinë, ju uroj një ditë të...
Burimi:
vizionplus.tv