Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera detaje nga takimi që ka zhvilluar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron. “Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Macron. Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Burimi:
javanews.al