“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Këtë të mërkurë mbahet protesta e 102-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. Profesori Lush Susaj, në fjalën e tij theksoi se vetëm me durim dhe rezistencë mund të shkohet deri tek fitorja e madhe. “Ne duam të jemi të lirë në shtetin tonë. Nuk i kemi askujt borxh me na shtyp dhe që të na masakrojë. Ju protestues nuk i mbani familjet me vjedhje e korrupsion, por jeni njerëz të punës dhe të nderit. Rrugë tjetër nuk kemi, përveç protestës paqësore. Durimi, toleranca, dija, janë forca më e madhe, kjo është fitorja më e madhe mbi diktatorin. Ai që nuk mundet të bëjë diçka, të qëndrojë në shtëpi. I bëj thirrje profesorëve, ejani në protestë. Në rast se nuk flasim ne, kush...
Burimi:
gijotina.com