RAMA MESAZH EUROPES: MOS NA LINI NE BALTE
Në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se dëshira për anëtarësimin në BE mbetet një nga çështjet që bashkon politikën shqiptare. Kryeministri u bëri thirrje vendeve europiane që të mos e lënë sërish pas dore rajonin, duke paralajmëruar se pasojat do të ishin më të mëdha se një dështim i thjeshtë politik. “Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte matesë. Ndërsa ne jemi plotësisht të angazhuar. Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë...
Burimi:
ntv.al