Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nxënësit fitues të olimpiadave, ku ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për rezultatet e tyre, duke i cilësuar si shembull frymëzimi për të gjithë. Duke iu referuar rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, Rama tha se ato përbëjnë një rezultat të rëndësishëm të një pune të gjatë për transformimin e sistemit arsimor dhe infrastrukturës së shkollave. “Jam këtu për t’iu thënë disa fjalë mirënjohjeje, respekti dhe vlerësimi. Pak ditë pasi kemi marrë një lajm, që mua më ka pëlqyer shumë, testi i PISA 2025, i cili për mua personalisht është një fryt shumë i shijshëm i një pune shumë të gjatë, jo të lehtë, me të përpjeta dhe tatëpjeta për të transformuar sistemin tonë arsimor, për...
Burimi:
vizionplus.tv