Rama: Mbyllja e kapitujve nis brenda vitit. Ursula von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave
Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re të procesit të integrimit europian, me synimin për të nisur mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë. Rama tha se qeveria synon që procesi të vijojë me ritëm edhe gjatë vitit të ardhshëm, kur pritet të mbyllet një pjesë e konsiderueshme e kapitujve. ”Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve”, deklaroi Rama. Kryeministri theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për të avancuar procesin e integrimit, duke e cilësuar si një fazë...
Burimi:
kohajone.com