Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e kësaj të shtune, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. Në fokus të mbledhjes do të jenë përgatitjet e strukturave socialiste për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i fushatës elektorale. Kjo është mbledhja e dytë e Asamblesë së PS brenda pak ditësh, pasi javën e kaluar Rama mblodhi socialistët, ku në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu, Rama caktoi Ervin Demon dhe Albana Koçiun si bashkëdrejtues politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Më herët, këtë detyrë e kanë mbajtur Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Mbledhja e radhës zhvillohet në një moment delikat për Partinë Socialiste, në kushtet e përplasjes së fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe...
Burimi:
gijotina.com