Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë ministrat dhe zv.ministrat në vilën qeveritare në Sauk. Pjesë e këtij takimi të thirrut nga kryeministri në orën 13:00 do të jenë edhe drejtuesit e qarqeve. Në fokus të diskutimit, do të jetë sërish dokumenti “Besa” dhe “Prania Besnike”. Ky takim do të mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e cila është parashikuar që të fillojë në orën 11:30. Ky është takimi i tretë në një hark kohor të shkurtër. Pak ditë më parë, Rama mblodhi drejtuesi e qarqeve dhe ministrat në një takim dy ditor në Pogradec. Më pas, zhvilloi edhe një mbledhje tjetër në Sauk, tek vilat qeveritare.