Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit

Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme, në orën 12:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe, në Sauk. Burimet bëjnë me dije se në fokus të takimit pritet të jenë dy dokumentet e prezantuara më herët nga Rama te drejtuesit socialistë, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Sipas kryeministrit, këto dokumente lidhen me organizimin dhe punët e brendshme të Partisë Socialiste. Kjo do të jetë mbledhja e tretë e zhvilluar në Vilën e Kuqe brenda një periudhe të shkurtër. Takimi i parë u zhvillua më 28 gusht, ndërsa i dyti më 2 shtator. Pritet që gjatë mbledhjes të diskutohen çështje që lidhen me funksionimin e strukturave të partisë dhe angazhimin e drejtuesve politikë. Kujtojmë që Rama ka zhvilluar disa takime me drejtuesit...