Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, përpara se të udhëtojë drejt SHBA

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, përpara se të udhëtojë drejt SHBA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish këtë të premte, 18 shtator, kabinetin qeveritar dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqeve në një takim pune që ka nisur në orën 09:00 në ambientet e “Vilës së Kuqe”. Në qendër të diskutimeve janë koordinimi mes strukturave qeverisëse, monitorimi i objektivave të përcaktuara dhe ecuria e dy nismave, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Pritet të analizohen edhe problematikat e evidentuara gjatë angazhimeve në terren, ndërsa ministrat dhe drejtuesit politikë do të marrin detyrat për vijimin e punës në qarqe dhe në strukturat përkatëse. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama pritet të vijojë axhendën e tij me një vizitë jashtë vendit. Nesër, ai pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë...