“Rama largohet vetëm po u bashkuam”/ Tabaku: PD bëri akt politik

“Rama largohet vetëm po u bashkuam”/ Tabaku: PD bëri akt politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se pjesëmarrja e opozitës në protestën e studentëve përbën një akt politik dhe bëri thirrje për bashkim kundër kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për News24, Tabaku tha se, sipas saj, ndryshimi politik mund të arrihet vetëm përmes bashkimit të forcave që kundërshtojnë qeverinë. Ajo theksoi se PD-ja iu bashkua protestës së sotme me synimin për të mbështetur kërkesat e protestuesve. “Sot PD bëri një akt politik për t’u bashkuar kësaj proteste. Edi Rama do largohet vetëm po u bashkuam bashkë. Rëndësi ka që e mira e Shqipërisë është që të bëhemi bashkë kundër Edi Ramës”, u shpreh Tabaku. Deputetja demokrate reagoi edhe për ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar përdorimin e...